Lajme

Ky është personi që ia ‘rregullon’ jetën Getinjos (FOTO)

Getinjo ndanë me fansat e tij personin më të rëndësishëm.

Reperi i shumëpëlqyer, Getinjo ka arritur të krijoi një karrierë të bujshme. Ai numëron hite të shumta, madje disa prej tyre në bashkëpunim me Mozzikun. Getinjo përveç se në muzikë, shumë aktiv është edhe në rrjete sociale, ku ndanë momente të ndryshme me ndjekësit e tij. Reperi gjithashtu shquhet edhe për komentet komike që ai bën në portale të ndryshme. Kësaj radhe, ai ka postuar në InstaStory një foto shumë të ëmbël ku shihet në një video-thirrje me Hanën, vajzën e Mozzikut. “Njeri qe m rregullon jeten kur m’thirr”, ka shkruar Getinjo. Hana është vajza  e rep-artistëve Mozzikut dhe Loredanës, të cilët ishin në një lidhje, por që tashmë janë ndarë dhe kanë vetëm raporte të mira prindërore.

Getinjo aktualisht është duke punuar për lansimin e albumit të ri. Albumi titullohet “Underrated” dhe do ta kompletojë me gjithsej 15 këngë. Ai gjithashtu ka njoftuar se me 30 nëntor do ta publikojë këngën e parë të këtij albumi të shoqëruar bashkë me videoklip. /rapshqip/

Related posts