Lajme

Kujt i dedikohet kënga e ardhshme në gjermanisht? Flet Getinjo

Getinjo tregoi më shumë për projektin e radhës.

Në një intervistë për emisionin “Prive” reperi nga Ferizaji, foli ndër të tjera edhe për këngën debutuese për tregun gjerman.

Getinjo bëri të ditur se kënga tashmë është përfunduar, ndërsa në plan është realizimi i videoklipit.

Kënga është më shumë për klube nate, kurse publikimi i këtij projekti do të bëhet kah fundi i marsit.

Sipas reperit, teksti i këngës flet për arritjet e reperit, por në përgjithësi edhe për mentalitetin e shqiptarit që nuk dorëzohet kurrë.

Getinjo tregoi se do të jetë shumë aktiv këtë vit, si për tregun gjerman ashtu edhe shqiptar. /rapshqip.com/

 

 

 

Related posts

Shto një koment