Lajme

Konfirmohet lidhja, Don Xhoni dhe modelja ruse publikojnë foto bashkë

Don Xhoni në lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey.

Reperi nga Drenica, Don Xhoni është ndër artistët më të komentuar të momentit. Reperi përveç muzikës, po komentohet shumë edhe për jetën e tij private. Ai tash e disa kohë është përfolur për  raportin dhe lidhjen e mundshme të tij me modelen ruse, Ariana Lirey. Dyshja shumë moti kanë shprehur dëshirë që të takohen bashkë. Si duket kësaj pritje i ka ardhë fundi. Don Xhoni dhe modelja ruse kanë postuar foto nga Dubai, teksa duket se janë duke qëndruar bashkë. Ariana Lirey ka konfirmuar lidhjen me Don Xhonin, e cila në një foto të postuar në Instagram ka shkruar: “Faleminderit që u bëre dashuria ime”. Kurse po të njëjtën foto e ka postuar edhe Don Xhoni i cili ka shkruar “Përshendetje zemër”.

Kujtojmë se, modelja muaj më parë bëri tatuazh në trupin e saj portretin e Don Xhonit. Ajo gjithashtu e ka prezentuar veten me mbiemrin e reperit (Ariana Isufi), emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi. Ndërsa në një postim tjetër ajo ka ndarë një foto të Don Xhonit, duke theksuar se është i preferuari i nënës së saj. Përveç këtyre, ajo na befasoi duke postuar një foto ku shihen duar të prindërve dhe të një bebe, ku ka shkruar se në këmbim të mbiemrit, Don Xhonit do të ia jap një djalë.

Ndryshe, Don Xhoni është duke punuar për një projekt të përbashkët me këngëtarin, Butrint Imeri. Artistët këtë e kanë cilësuar këtë projekt si ‘befasia e fundvitit’, duke na bërë të ditur se do ta publikojnë në fund të dhjetorit. Ndërkohë, Don Xhoni po vazhdon ta shijojë edhe suksesin e këngës “Gjuj për to”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen, Loredana Zefi. Don Xhoni është shumë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, kryesisht nëpër Evropë. /rapshqip/

Related posts