Lajme

Konfirmohet bashkëpunimi në mes të Mozzik dhe Tayna

U përmend një bashkëpunim i mundshëm në mes të reperit Mozzik dhe reperes shumë të njohur Tayna. Hapin e parë e bëri Mozzik kur u pyet se me cilin nga reperët shqiptar do të bënte një bashkëpunim që do të konsiderohej hit. E Mozzik pa hezituar u përgjigj duke thënë emrin e Taynas. Si duket kjo përgjigje u konkretizua dhe atë jo vetëm në realizimin e një këngë së bashku, por edhe te një videoklipi. Në një foto të postuar nga Tayna në instagram, Mozzik i komentoi duke i thënë: “Edhe e lanem mos mi qit teshat e spotit niher bre”.

Me këtë vërtetohet se Mozzik dhe Tayna kanë realizuar një këngë dhe videoklip së bashku. /RAPSHQIP/

Related posts

Shto një koment