Lajme Lifestyle

Kampanjë e ashpër kundër Loredanës, pas lajmit shokues nga zonja që e paditi

Edhe një herë u bë aktuale tema e Loredanës, dhe problemeve të saja gjyqësore.

Rep artistja e njohur shqiptare në Zvicër Loredana Zefi, po përballet sërish me probleme. Loredana në vitin 2019, u akuzua nga Petra Z, një shtetase zvicerane për mashtrim, zhvatje dhe marrje të parave nën kërcënim. Kjo çështje u bë prapë aktuale, kur zonja në fjalë tash së fundmi deklaroi që nuk ka para as ta varrosë nënën e saj. Nëna e gruas që paditi Loredanën vdiq me 11 qershor, dhe sipas saj funerali kushtoi rreth 3,700 euro, para që ajo dhe burri i saj nuk i kanë. Për këtë gjë çifti zviceran po kërkojnë donacione.

“Bojkoto Loredanën”

Pas këtyre deklaratave, një kampanjë kundër Loredanës filloi në rrjetin social Twitter nën hashtag-un #BoycottLoredana. Shumë përdorues të Twitterit po bëjnë thirrje që të ndalen së dëgjuari këngët e reperes, dhe po kërkojnë nga Loredana që të paktën t’ia kthejë zonjës paratë e veta. Ende nuk ka pasur reagim zyrtar nga Loredana për këtë çështje, përveq faktit që reperja ka hequr mundësinë e komentimit në Instagram, si pasojë e presionit të madh.. /rapshqip.com

Burimi: www.bild.de

Related posts

Shto një koment