Lajme

Ja sa vjet mbush reperi Finem

Finem sot feston ditëlindjen.

Klejdi Dogjani, apo siç njihet me emrin artistik Finem është bërë njëri prej reperëve më të kërkuar. Ai po sjell vazhdimisht projekte të reja dhe po pëlqehen shumë nga publiku. Sot reperi ka një ditë të veçantë në jetën e tij. Finem, i lindur me 28 tetor 1998 sot feston ditëlindjen e 23-të. Ai ka postuar video në InstaStory ku shihet duke festuar në një ambient të jashtëm me fishekzjarre dhe me tortën e ditëlindjes në të cilën shkruan “Mbreti nuk bëhet më i vjetër ai bëhet më i mire”. Në prani të Finem shihen shumë miq, të cilët si duket ia kanë krijuar atmosferën e festës. Ai po ashtu ka pranuar edhe urime të shumta nga miq, familjarë e kolegë të cilat i ka ndarë në InstaStory.

Ndryshe, projekti i fundit i publikuar nga Finem është kënga “Ku je ti” e cila u publikua e shoqëruar edhe me videoklip. Kënga vetëm për një muaj ka arritur të grumbulloi mbin 10 milionë klikime në YouTube. Reperi nga Shqipëria nuk po ndalet, ai ka paralajmëruar edhe një projekt të ri që pritet ta publikojë së shpejti. /rapshqip/

Related posts