Lajme

Ja kush është protagonisti i videoklipit të ri të Rinës

Rina Balaj publikoi projektin “Aver”.

Rep-artistja e njohur edhe pse pati një verë mjaft aktive si me koncerte ashtu edhe me projekte muzikore nuk ka ndërmend të ndaloj ritmin. Ajo vazhdimisht po punon për projekte të reja muzikore. Tani ajo ka publikuar projektin më të ri të titullluar “Aver”. Këtij projekti Rina ia ka shoqëruar edhe videoklipin. Protagonist i këtij klipi është ish konkurenti i emisionit “Përputhen”, Andi Artani. Edhe ai ka ndarë një foto në Instagram bashkë me Rinen dhe ka shkruar: “Bojna dashni si n’telenovela”. Këngën tani për tani e ka publikuar vetëm në kanalin dixhital Spotify.

Ndryshe, Rina pak kohë më parë ka publikuar projektin e saj të fundit të titulluar “Addiciton” i cili u pritë shumë mirë nga publiku. Ajo është duke punuar vazhdimisht edhe në albumin e saj të ri që mban emrin “Balerina”. /rapshqip/

 

Related posts