Lajme

Gold Ag po sjell projekte të reja

Gold Ag po sjell diçka të re.

Reperi nga Presheva ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat. Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore. Ai kohë më parë ka paralajmëruar se do të sjell projektin “Gueril”, e cila do të jetë dhuratë për djalin e tij në ditëlindjen e tij të parë. Por Gold Ag në postimin e fundit në Instagram përveç këtij ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër të titulluar “Ushtar Kavaja”. “Në nëntor me dy projekte 1. Ushtar Kavaja 2. Gueril”, ka shkruar reperi.

Ndryshe, projekti i fundit i publikuar nga Goldi Ag është “Kuksi”, të cilës ia ka realizuar edhe videoklipin në Kukës. Arian Agushi tashmë e ka bërë vendin e vet në skenë. Atij i ka ndihmuar shumë edhe patriotizmi në tekstet që i shkruan vetë. /rapshqip/

 

Related posts