Lajme

Gold Ag për babain e ndjerë: Sa të mëdha janë malli dhe mërzia

Gold Ag përkujton babain në përvjetorin e tij të vdekjes.

Reperi i njohur nga Presheva, Gold Ag ka humbur babain e tij 29 vite më parë. Duke qenë se sot është përvjetori i 29-të i vdekjes së tij, reperi e ka përkujtuar atë përmes një postimi të bërë në Instagram. Arian Agushi shprehet i mërzitur në këtë përvjetor dhe thotë se ka malll të madh, por që dhimbjen për të e mund krenaria. “I madhi Zot e di sa m’ka marrë malli. O veç 1 herë me t’pa bre k’ta sy ti çmalli. Për çdo namaz bre babë po boj dua.Me u taku n’Xhenet e kurr’ mos me u nda. 29 vite pa ty babi…Sa të mëdhaja jan’ malli e mërzia, por dhimbjen për ty e mund krenaria. 14 DHJETOR 1992/2021”, ka shkruar reperi.

Ndryshe, Gold Ag ditë më parë publikoi projektin e ri në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Afërdita Demaku. Kënga titullohet “Lutja e nanës” të cilën e solli të shoqëruar edhe me videokip. Kënga u prit shumë mirë nga fansat e tyre dhe po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe. Tematika e këngës është për mërgimtarët dhe jetën e vështirë që e kalojnë jashtë vendit dhe larg familjarëve. Ditën e 28 nëntorit, Gold Ag ka lansuar edhe projektin e titulluar “Gueril”, i cili është dedikim për djalin e tij, si dhuratë për  ditëlindjen e tij të parë. /rapshqip/

Related posts