Lajme

Gold Ag ka lansuar projektin “Gueril” me 28 nëntor

Gold Ag sjell këngën më të re muzikore dedikuar të birit.

Reperi i njour nga Presheva, Gold Ag, ditën e 28 nëntorit ka lansuar projektin e ri muzikor. Kënga titullohet “Gueril”, e cila është dedikim për djalin e tij, si dhuratë për  ditëindjen e tij të parë. Reperi këngën e ka shoqëruar edhe me videoklip, të cilin e realizoi MProduction. Përmes këtij videoklipi, Gold Ag për herë të parë ka zbuluar fytyrën e Guerilit. Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vet reperi, ndërsa orkestrimin e ka bërë Wirusi. Këngën tani mund ta gjeni në kanalin YouTube.

Kujtojmë se, reperi Arian Agushi i cili njihet me emrin artistik Gold Ag, për projektin “Gueril” kishte paralajmëruar se do ta publikojë me 27 nëntor, por ai e shtyu datën e lansimit. Kjo për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi në Deçan, ku një autobus u sulmua nga një person i maskuar me armë zjarri, duke mbetur të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Ndryshe, Gold Ag ka paralajmëruar edhe për një projekt tjetër muzikor që do ta lansoj këtë muaj. Kurse projekti paraprak i publikuar nga reperi është kënga “Kuksi”, të cilës ia ka realizuar edhe videoklipin në Kukës. Gold Ag aktualisht është shumë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /rapshqip/

Related posts