Lajme

Ghetto Geasy: Një mbret nuk lind, ai bëhet

Geti e cilëson veten si mbret.

Getoar Selimi i njohur me emrin artistik Ghetto Geasy është ndër reperët më të njohur të skenës muzikore shqiptare. Pjesëtari i labelit Babastars konsiderohet si një ndër reperët e parë në diskografinë shqiptare, i cili ka arritur të sjell trendet më të reja. Geasy çdo here është i përfolur për llojin e muzikës që e “servon” për fansat e tij, por së fundmi ka marrë vëmendje me një postim në Instagram. Postimet e tij në rrjete sociale janë të rralla por gjithmonë me një mesazh. Reperi ka postur një foto ku shihet një luan i sulmuar nga tigrat dhe përkrahë fotos ai ka shkruar: “Një mbret nuk lind, ai bëhet”.

Ndryshe, ai ka publikuar projekin “Mëkati jem” në bashkëpunim me reperin Majk dhe këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe brenda një jave ka arritur të grumbulloi mbi 1 milionë klikime në kanalin YouTube. Ky është projekti i parë i përbashkët i treshes.

Sa i përket jetës private, reperi dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca po presin të bëhen prindër. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti duke postuar një fotosension, ku Marina shfaqet me barkun e rrumbullaksuar. Ajo gjithashtu, kohë pas kohe ndan imazhe ku shihet se është në pritje të ëmbël. /rapshqip/

Related posts