Lajme

Ghetto Geasy dhe Majk javën e ardhshme publikojnë këngën “Je T’aime”

Edhe një bashkëpunim nga Majk dhe Getoar Selimi. 

Njihen për hitet S’jena Mo, Malena, Ajo, dhe jo vetëm. E kjo praktikë e publikimit të këngëve nga Majk dhe Getoar Selimi po vazhdon. Kësaj here reperët e grupit “Babastars” do të sjellin këngën Je T’aime, që po konsiderohet të jetë hit veror. Lajmi u bë i ditur nga disa postime të Getoarit në Instagram.

Ndërsa detaje më të hollësishme për këtë këngë ka dhënë Majk në një intervistë për emisionin Prive. Në këtë intervistë Majk ka folur për bashkëpunimin që ka me Getin dhe mënyrën se si ata dy janë përshtatur në bashkëpunime.

Njëherësh kjo këngë është edhe bashkëpunim i 6-të me radhë nga Majk dhe Geti. Projekti i fundit nga Majk dhe Geti ishte kënga “Malena” i publikuar para një viti. Ndërkohë Majk ka qenë më i fokusuar në projektet solo. /rapshqip.com/

 

 

 

Related posts

Shto një koment