Lajme

Getoar Selimi dhe Majk publikuan këngën e re “Je T’aime”

U publikua kënga më e re nga anëtarët e Babastars.

Getoar Selimi dhe Majk, publikuan duetin e radhës. Kënga që mbanë titullin “Je T’aime”, e që në shqip do të thotë “të dua”, erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip.

Edhe kjo këngë, si shumë bashkëpunime të Majkut dhe Getit është këngë verore. Si duket dyshja e kanë gjetur veten dhe po përshtaten shumë mirë në këtë zhanër.

Nga Majk dhe Geti pritet të vijë edhe një album këtë vit. Ndërsa Geti është duke punuar në një këngë solo, projekti i radhës nga Majk, do të jetë bashkëpunimi me Ledri Vulën.

Ndërkohë deri në publikimin e projekteve të radhës nga Majku dhe Geasy, shijojeni këngën “Je T’aime”. /www.rapshqip.com/

Related posts

Shto një koment