Lajme

Getinjon e akuzojnë për këngë seksiste, reagon edhe Don Xhoni

Reagon edhe Don Xhoni për akuzat ndaj teksteve seksiste.

Në një emision, ku është diskutuar për temën e seksizmit është marrë shembull një prej teksteve të këngëve hit të Getinjos. Njërën prej këngëve të tij, e kanë cilësuar si shembull i keq me tematikë seksizmi. Përveç Getinjos, shembull kanë marrë edhe reperin drenicak Don Xhonin, duke i cilësuar edhe këngët e tij me mesazhe seksiste dhe diskiminuese ndaj femrave.

Pas reagimeve të ashpra që ka bërë Getinjo në InstaStory, një gjë të tillë e bëri edhe Don Xhoni. Përmes një postimi në InstaStory, ai  ka ironizuar duke shkrur se do të bëjë një klip edhe më seksist me modele ruse. Reperi drenicak ka etiketuar Getinjon në këtë postim, duke u munduar të vë në dukje se artistët e kanë të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes, ashtu siç ata dëshirojnë. Këtë postim të Don Xhonit më pas e ka ripostuar Getinjo, ku ka shkruar: “Edhe njo 40 stenda pi qesum n’video se pi kap far sulmi kta anafalbetista”.

Aktualisht, Don Xhoni ndodhet në Dubai bashkë me moddelen ruse, Ariana Lirey. Ata kanë postuar foto dhe story të ndryshme së bashku, kështu duke e konfirmuar edhe lidhjen e tyre. Ndryshe, Don Xhoni është duke punuar për një projekt të përbashkët me këngëtarin, Butrint Imeri. Artistët këtë e kanë cilësuar këtë projekt si ‘befasia e fundvitit’, duke na bërë të ditur se do ta publikojnë në fund të dhjetorit. Ndërkohë, Don Xhoni po vazhdon ta shijojë edhe suksesin e këngës “Gjuj për to”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen, Loredana Zefi. /rapshqip/

Related posts