Lajme

Getinjo tregon se a ka pasur marrëdhënie intime me ndonjë VIP

Getinjo merr vëmendje me një postim në Instagram.

Reperi nga Ferizaj, Getinjo është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale. Përmes tyre, ai shpesh ndan foto dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme dhe nga aktivitet muzikore. Reperi së fundmi, u dha mundësinë fansave të tij në Instagram që t’i parashtrojnë pyetje, të cilave ai do t’iu përgjigjej. Një pyetje që ka rënë më shumë në sy është nga një fans/e, që i ka shkruar se nëse “duhet  të jesh patjetër VIP që të kryesh marrëdhënie intime me të”. Ndërkohë, Getinjo nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke thënë se nuk ka pasur marrëdhënje intime me asnjë Vip, kështuqe nuk e ka këtë gjë si kriter.

Ndryshe, Getinjo sa i përket karrierës së tij muzikore, aktualisht është duke punuar për lansimin e një albumi të ri. Siç ka paralajmëruar më parë, albumi titullohet “Underrated” dhe do ta kompletojë me gjithsej 15 këngë. Reperi ka thënë se ky do të jetë albumi më i mirë ndonjëherë. Gjithashtu, ai ka njoftuar se me 30 nëntor do ta publikojë këngën e parë të këtij albumi, të shoqëruar bashkë me videoklip. /rapshqip/

Related posts