Lajme

Getinjo reagon ashpër ndaj emisionit që i cilësoi këngët e tij seksiste

Getinjo ka bërë një reagim të fortë publik.

Reperi i njohur, Getinjo, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij. Mirëpo, në një debat të zhvilluar në emisionin “Context”, me temën “kufijtë e seksizmit”, është marrë shembull një prej teksteve të këngëve hit të Getinjos. Bëhet fjalë për këngën “Lavire”, të cilën e publikoi në vitin 2015 dhe në studio teksti i kësaj kënge është cilësuar si shembull i keq me tematikë seksizmi.

E ndaj këtyre diskutimeve rreth teksteve të tij, Getinjo ka bërë një reagim të ashpër. Përmes disa postimeve në InstaStory, reperi ka shkruar se duhet të i’u vijë turp që kritikohet estrada, në vend që të krenohen me sukseset e artistëve shqiptarë. “Kqyre Netflix ki shembuj sadush qfar seriale degjeneruese keni kyrne boten pak. Kurr niher ni emission nuk e bonet 1 emision me thon “SHQIPTART PO NDEGJOHEN ANE E MBAN BOTES” respekt”, ka shkruar Getinjo.

Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën edhe për ta ftuar në emision. Getinjo ka shkruar se ai dhe kolegët e tij nuk duhet të paragjykohen për jetën e çrregullt që bëjnë, pasi që kjo jo me patjetër i bën “rrugaçë”. Tutje, reperi ka thënë që është e turpshme që e merrni shembull një këngëtar për problemet që ndodhin në shoqëri.

Ndryshe, Getinjo aktualisht është duke punuar për lansimin e albumit të ri. Albumi titullohet “Underrated” dhe do ta kompletojë me gjithsej 15 këngë. Ai muajin e kaluar ka publikuar edhe këngën e parë të këtij albumi, të shoqëruar bashkë me videoklip. Kënga titullohet “Real”, e cila u mirëprit dhe po pëlqehet shumë nga fansat e tij. /rapshqip/

Related posts