Lajme

Getinjo flet për raportet me Feron

Si qëndrojnë raportet në mes të Feros dhe Getinjos, flet vetë Getinjo.

Ishin pjesë e një llejbëlli të përbashkët dhe përpos punës kishin shoqëri të mirë.

Pas daljes nga On Records, vëllëzërit Aliu dhe Fero morën rrugë të ndara.

Getinjo dhe Mozzik hapën kompaninë e tyre muzikore me emrin “2 Euro Music”, ndërsa Fero themeloi “Gang Gang Entertainment”.

Acarimi i raporteve

Marrëdhëniet në mes të vëllëzërve dhe Feros sikur u acaruan pas deklaratave të Mozzik dhe Getinjos, se e kishin bërë Feron të famshëm.

E ndaj këtyre deklaratave reagoi Fero, i cili mohoi këtë fakt.

Ai tha se po vetëm po të kishte ndonjë bashkëpunim me vëllëzërit Aliu, atëherë do të mund të thoshin që e kanë bërë të famshëm.

Raportet tani

Megjithatë, duket se raportet në mes të Feros dhe Getinjos janë të mira.

Të paktën kështu deklaroi Getinjo. Derisa ishte live në Instagram, njëra nga pyetjet kishte të bënte me raportet e Getinjos me Feron.

Getinjo u deklarua se edhe pse ka kohë që nuk janë takuar, raportet e tyre janë të mira. /rapshqip.com/

Related posts

Shto një koment