Lajme

Florian Marku rrëmben titullin kampion bote në IBF

Florian Marku fiton titullin kampion bote për federatën IBF.

Marku, siç e premtoi edhe më parë ka mposhtur ukrainasin Podam, me të cilin pati dhe një konflikt gjatë një konference për shtyp.

Boksieri shqiptar ka prirë me pikë, ndaj ukrainasit Maxim Prodan, pas 10 raundesh të zhvilluara.

Ndeshja u zhvillua ne stadiumin Tottenham në Londër.

Boksierin e kanë uruar shumë të famshëm, madje reperi, Noizy ka paralajmëruar se do ti dedikojë një këngë si dhuratë.

“Faleminderit Zotit per cdo gje. Ky esht fillimi faleminderit nga zemra per te gjith perkrahjen e juaj. Vec Zoti e din sa shum kam punuar per nje dit si kjo ky esht vec fillimi”, ka shkruar Marku. /rapshqip/

Related posts