Lajme

Fero tregon pamjet nga xhirimet e videoklipit të ri

Fero së shpejti do të publikojë këngën e re.

Lajmin për këngën e re, e ka bërë të ditur vetë reperi gjilanas. Përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, Fero bëri të ditur se tashmë kanë filluar xhirimet e videoklipit të tij më të ri.

Reperi postoi disa pamje nga videoklipi me përshkrimin “???? 2PACI KTU ????Coming Soon“.  Ndërsa përpos këtyre pamjeve, Fero nuk bëri të ditur datën e publikimit të këngës.

 

Rikthehet 2Pac?

Një tjetër fakt që ngjalli komente në opinion, është edhe përmendja e shpeshtë e rikthimit të reperit amerikan 2Pac në postime. Madje ai në disa postime iu referua vetes si 2Pac i dytë. Ndoshta kjo është një strategji tjetër e reperit që të shtojë vëmendjen para publikimit të projekteve, gjë të cilën e ka praktikuar shpeshë.

“Self Loyalty”

Reperi publikoi albumin e tij të parë “Self Loyalty” në janar të këtij viti me 14 këngë. Gjatë kohës së pandemisë, reperi mbeti në Gjermani ku ishte edhe duke vazhduar aktivitetin e tij muzikor. Pas pandemisë Fero po qëndron në Kosovë, ku është edhe duke realizuar projektet të reja muzikore.

Projekti i fundit muzikor nga Fero është kënga “1 e keni”, projekt ky i realizuar edhe me videoklip. /rapshqip.com/

Related posts

Shto një koment