Lajme

Fero tallet me Noizyn, paralajmëron diss

Fero provokon prapë Noizyn.

Fero është njëri prej reperëve të rinjë, që shpeshë iu ka bërë diss reperëve më të vjetër në hip hopin shqip.

E kësaj herë Feroi filloi të merret me Noizyn.

Ka kohë që Fero ka filluar të tallet me Noizyn, pasi ky i fundit kishte një këngë me Motrat Mustafa.

 

Këtyre talljeve Noizy iu përgjigj thjeshtë me një pjesë të këngës “kta më shtojn ni diss, un shtoj dhe një hotel”, duke iu referuar një biznesi të ri.


E Fero duket se do ta qojë këtë punë edhe më seriozisht, kësaj here duke paralajmëruar një këngë diss.

Përmes një postimi Fero bëri të ditur se me 10 prill do të publikojë këngën e re. /rapshqip.com/

Related posts

Shto një koment