Lajme

Fero publikon këngën e re “Bella” (VIDEO)

Fero publikon këngën e re.

Reperi nga Gjilani është ndër reperët i cili ka bërë bujë të madhe me projektet e tij muzikore. Ai ka publikuar këngën e paralajmëruar kohë më parë. Kënga titullohet “Bella” dhe reperi ia ka dedikuar bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli. Ajo ka qenë  edhe protagoniste kryesore në videoklip. Dyshja shfaqen me paraqitje skenike shumë të thjeshtë por duken shumë bukur ku tregojnë dshurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Producent i këngës është Lorik M, miks e masterizimi është bërë poashtu nga Lorik M ndërsa tekstin e ka shkruar vet Fero. Videoklipi është realizuar nga produksioni Gent Films. Këngën mund ta gjeni në kanalin YouTube.

Kujtojmë se, Fero ka njoftuar se albumi i fundit i paralajmëruar është anuluar dhe kënga “Bella” do të jetë projekti i fundit i tij në gjuhën shqipe. Fero ka thënë se është duke nisur karrierën e tij në Amerikë dhe se kjo ishte ëndërra e tij që e kishte gjithmonë. Ai tani është në përgatitje të projekteve të reja në gjuhën angleze.

 

Related posts