Lajme

Fero ironizon me deklaratën e Albin Kurtit se në shtëpi po ngrohet me batanije

Kosova po përballet me krizë energjetike.

Çmimet e energjisë në Kosovë janë rritur dukshëm dhe Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje që të kursehet rryma dhe të shfrytëzohen edhe alternativat tjera për ngrohje në vend të rrymës. Për shkak se vendi po përballet me krizë energjetike, ka pasuar deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në shtëpi po ngrohet me batanije dhe kjo ka bërë bujë të madhe. Kurti ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur nga KEKU. Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjet edhe nga personalitete publike. Një reagim e ka bërë edhe reperi i njohur, Fero. Reperi nga Gjilani ka ironizuar me fjalët e Kurtit, duke thënë se kur të rikthehet në Kosovë do ta ndez një zjarr në dhomë për t’i ndihmuar institucionet. “Un tash kur tshkoj kosov kome kall ni zjarem ndhom. Te ndihmojm institucionet”, ka shkruar ai, meqenëse tani ndodhet jashtë vendit.

Reperi së fundmi, ka kërkuar nga fansat t’i dërgojnë para për ta ndihmuar në ralizimin e albumit. Ashtu siç e dimë, Fero është duke punuar në realizimin e një albumi të ri. Ai ka hapur një llogari në platformën  “GoFoundMe”, ku ka kërkuar nga mbështetësit e tij që t’ia mbledhin plot 200 mijë paund. Reperi është duke punuar për një karrierë të re në Amerikë, i cili shumë shpejtë pritet të vijë me projekte të reja në anglisht. /rapshqip/

Related posts