Lajme

Fero i shkon Loredanës në koncert në Zvicër

Fero ishte prezent në koncertin e Loredanës në Lucern.

Reperja e njohur shqiptare Loredana po arrin suksese të mëdha në botën e muzikës. Ajo jeton dhe vazhdon karrierën e saj në Zvicër. Mbrëmë Loredana mbajti koncertin e saj në “Red Bull Symphony”, për të cilin kishte paralajmëruar. Në Red Bull Symphony, bashkohen dy botë muzikore. Një orkestër simfonike si dhe ritmet dhe tekstet e Loredanës. Koncerti u mbajt në Lucern të Zvicrës, në datat 24 dhe 25 nëntor. Nata ishte e mbushur me emocione dhe me atmosferë të jashtëzakonshme. Ajo që na ra në sy është reperi shqiptar Fero, i cili ishte prezent në publik, duke përcjell koncertin e Loredanës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Fero, përmes disa postimeve në InstaStory, ku shihet Lori duke performuar.

Reperi nga Gjilani, disa javë më parë ka publikuar projektin e fundit që titullohet “Bella”. Ai gjithashtu është dekaruar se kjo është kënga e tij e fundit në shqip pasi do të nisë një karrierë të re në Amerikë. Fero tani është në përgatitje të projekteve të reja në gjuhën angleze. /rapshqip/

Related posts