Lajme

Fero i bën bashkë reperët e Gjilanit (VIDEO)

Reperët më të njohur të Gjilanit bëhen bashkë.

Njëri prej reperëve që ka gjujt kungja më së shumti reperëve tjerë, u bë shkak që gjilangjitë të bashkohen. Bëhet fjalë për Feron që e ka marrë një iniciativë shumë interesante.

Përmes një postimi në Instagram Fero mori përsipër që t’iu bëj thirrje shumë reperëve të njohur gjilanas për një bashkëpunim. Emra të njohur si anëtarët e grupit E7, Duda, Kastro, Blleki ishin pjesë e thirrjes se Feros. Kësaj thirrje sipas Feros, iu përgjigjen pozitivisht të gjithë reperë e përmendur nga ai.

Përpos reperëve, Fero kërkoi mbështjetje edhe nga tifozët e futbollit të qytetit të Gjilanit. Iniciativa u mor nën moton “Ta bëjmë Gjilanin madhështor prapë”. /rapshqip.com

Related posts

Shto një koment