Viti 2020 si duket është viti i albumeve, për shumicën e reperëve.
Edhe reperi shqiptar i njohur në Greqi, njëherësh edhe i dashuri i reperes Rina Balaj, Sin Boy paralajmëroi publikimin e albumit.
E veçanta e këtij albumi është se ai nuk do të lansohet në platformat online, por vetëm në kopje fizike në CD. Kjo sipas reperit për shkak të kualitetit më të lartë.
Lajmin e bëri të ditur reperi përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruajti: “Jo spotify, jo itunes, jo platforma online. Për muzikë të kualitetit të lartë. Albumi së shpejti në CD.”
Kënga e fundit e reperit është kënga Matrix, e publikuar para një dite në YouTube, kurse së shpejti u paralajmërua edhe një këngë bashkëpunim me të dashurën Rina Balaj. /www.rapshqip.com/