Lajme

Edhe një këngë me videoklip, para publikimit të albumit nga Mozzik

Mozzik paralajmëron këngën “Baby”.

Me 17 korrik, Mozzik publikon edhe një këngë të albumit “MozzArt” me videoklip. Bëhet fjalë për këngën që mbanë titullin “Baby”. Mozzik solli foto nga videoklipi i ri, në rrjetin social Instagram ku shkruajti: Konga e dytë e Albumit “MozzArt” BABY publikohet me datën 17 Korrik 🐐🐐🐐 GJERMANI, a je gati për ta rruajtur lojën përsëri? 17.07 🔥🔥🔥”. Mendohet që edhe kjo këngë do të jetë për tregun gjerman, si edhe kënga “Auf Wiedersehen” dhe “Lass Mal”.

 

Albumi “MozzArt” nga Mozzik

Mozzik ka bërë të ditur se me 31 korrik do të publikojë albumin. Albumi mbanë titullin “MozzArt” dhe ka gjithsej 20 këngë. Shumë nga këngët e albumit janë të njohura për publikun, që janë publikuar më parë. Ndërsa në album janë 3 bashkëpunime, kënga “Shqiptar me Unikkatilin tashmë e publikuar, një këngë me Getinjon dhe një me Kidën. Kurse bashkëpunimi që ishte paraparë të bëhet me Loredanën “Tom & Jerry”, tashmë do të vie solo pas ndarjes së çiftit. Kënga  e fundit nga Mozzik ishte bashkëpunimi “PP” me Kidën, një hit i padiskutueshëm që arriti mbi 13 milionë klikime në YouTube për një javë. /rapshqip.com

Related posts

Shto një koment