Lajme

Edhe një hit nga Azet dhe Dhurata Dora

Duket se Azet dhe Dhurata Dora kanë gjetur një gjuhë të përbashkët, sa i përket bashkëpunimeve.

Pas këngës “LASS LOS”, reperi shqiptar i njohur në Gjermani Azet dhe Dhurata publikuan edhe një këngë.

Kënga me titull “Fajet”, u prit mjaft mirë nga publiku. Brena më pak se 24 orë kënga numëron mbi 1 milionë e gjysëm klikime në YouTube. Për dallim nga bashkëpunim i parë i dyshes që ishte komplet në gjermanisht, në këtë këngë pjesa e Dhuratës dhe refereni janë në shqip. Kësaj here Azeti është mysafir në këngën e Dhuratës.

Projekti i fundit nga anëtari i grupit KMN, ishte bashkëpunimi me vëllaun e tij Albi në këngën “Sin City”. /rapshqip.com 

Related posts

Shto një koment