Lajme

Edhe një bashkëpunim nga Rina Balaj dhe Sin Boy

Çifti më i ri i estradës Rina Balaj dhe Augustin Gega, i njohur për publikun si Sin Boy janë duke shijuar momente të lumtura pranë njëri-tjetrit.

Dyshja përpos që po shijojnë lidhjen e tyre, këtë gjë po e shfrytëzojnë edhe për realizimin e këngëve së bashku.

Një bashkëpunim i katërt, pas këngës së fundit Meredith nga dyshja u paralajmërua nga vetë Rina në instagram.

“Do ta publikojmë një këngë të mrekullueshme shumë shpejtë” ka thënë Rina.

Sipas të gjitha gjasave së shpejti do të xhirohet edhe klipi për këtë këngë.

Related posts

Shto një koment