Lajme

Don Xhoni: Nuk e kam zemrën me inat dhe xhelozi

Don Xhoni ka një falendërim për fansat e tij.

Don Xhoni është një nga reperët më të suksesshëm të momentit. Ai me talentin e tij arriti të debutoi shumë shpejtë në muzikë duke sjell hite të shumta të pëlqyera nga publiku i gjerë. Por, ajo çka e bëri shumë të njohur ishte edhe “Make a pose” që e këndoi në emisionin e Mertion Mjekiqit “Gjoni’s Black”, e cila u bë virale kudo nëpër rrjete sociale kudo në botë. Reperi është aktiv edhe në rrjete sociale, ku ndan momente të ndryshme duke i mbajtur të informuar gjithë ndjekësit e tij të shumtë. Së fundmi, Don Xhoni ka falendëruar të gjithë fansat për mbështetjen e dhënë duke thënë se falë tyre ai ka lënë shenjë në gjithë botën dhe ka arritur suksesin e madh. Një falenderim akoma më të madh reperi shpreh për Zotin duke thënë: “Po mas shumti faleminderit Zot qe nuk ma ke prish zemren. Hala me inati e gjelozi faleminderit faleminderit faleminderit”.

Don Xhoni javë më parë ka paralajmëruar bashkëpunimin me reperen, Loredana Zefi. Don Xhoni e ka konfirmuar këtë bashkëpunim dhe ka zbuluar se kënga do të publikohet me datën 12 nëntor. Kënga titullohet “Gjuaj për to” dhe ky është bashkëpunimi i parë i dyshes. Ndryshe, Don Xhoni ditë më parë ka publikuar projektin e fundit të titulluar “Trust me”. Kënga është e shoqëruar edhe me videoklip dhe u mirëprit nga publiku. /rapshqip/

Related posts