Lajme

Don Xhoni merr vëmendje me një imazh të Angelina Jolie

Don Xhoni ndan një foto të aktores së famshme.

Don Xhoni është bërë ndër emrat më të kërkuar të tregut muzikor. Ai është shumë aktiv me projekte të reja dhe pothuajse të gjitha i shndërron në hite. Përveç kësaj, ai aktiv është edhe në rrjetet sociale më të frekuentuarat, më konretisht në Instagram. Reperi poston imazhe dhe video të ndryshme duke i mbajtur aktiv ndjekësit në profilin e tij. Së fundmi, Don Xhoni ka rënë në sy me një imazh në Instastory. Ai ka postuar një foto të aktores së njohur Angelina Jolie. E dimë se, ajo cilësohet si femra më e bukur në botë dhe karakterizohet me një bukuri natyrale. E duket se edhe reperi i njohur ka një simpati të madhe për të, pasiqë ka ndarë një imazh të saj dhe përkrah imazhit ia ka bashkangjitur një trëndafil të kuq.

Kujtojmë se, talenti i  Don Xhonit u vu në pah gjatë periudhës së karantinimit . Ai u bë i famshëm falë parqitjes së tij në emisonin “Gjoni’s Black”, ku tregoi aftësitë e tij si reper.  Me të publikuar videon e tij në rrjete sociale, interpretimi i tij filloi të pëlqehet dhe të shpërndahet më të madhe. Reperi ka premtuar se do të punoj shumë dhe vazhdimisht është i aktivizuar duke sjellë projekte të reja. Ndryshe, projekti i fundit i publikuar i tij është kënga “Trust me”, e cila po vazhdon të pëlqehet shumë dhe reperi po e shijon suksesin e saj. /rapshqip/

Related posts