Lajme

Dhelpër Dinake nga Mozzik pjesë jetësore e jetës së reperit

Çdo tekst i këngës se Mozzik është pjesë jetësore e tij dhe secilën këngë që e ka bërë është pjesë e një kapitulli të një romani të jetës së Mozzik. Këtu nuk hodhi poshtë as këngën Dhelpër Dinake. Në pyetjen se a është kënga Dhelpër Dinake dedikim, Mozzik ka deklaruar se nuk është dedikim, por pjesë jetësore.

Mozzik tha që e shpalosë jetën e tij në muzikë, kjo do të thotë që indirekte Mozzik në jetën e tij ka takuar një dhelpër dinake, dhe që në këngë ka shpalosur gjëra të momentit, të qastit, që me siguri i referohet jetës së tij. Ndër të tjera Mozzik tha se as fansat nuk e kanë keq kur që aludojnë se është dedikim.  Intervistën e plotë me Mozzik mund ta ndiqni më poshtë.

Related posts

Shto një koment