Lajme Video

Dardan, Nimo & Mozzik publikuan projektin e ri

Publikohet bashkëpunimi mes Dardan, Nimo & Mozzik.

Mozzik është njëri ndër reperët më të suksesshëm të tregut muzikor. Ai tani është duke punuar për albumin e ri solo dhe ka paralajmëruar se këtë muaj do të publikohet kënga e parë e albumit e cila pretendon se do ti thyejë të gjitha rekordet.

Mozzik ka publikuar projektin e paralajmëruar në bashkëpunim me reperin me famë botërore Dardanin dhe me reperin gjerman, Nimo. Ky projekt quhet “Për ty” dhe ësht shoqëruar edhe me videoklip. Producimin e këngës e ka bërë PZY ndërsa për tekstin janë kujdesur vetë treshja. Këngën mund ta gjeni në kanalin YouTube.

Kujtojmë se Mozzik dhe Dardan në të kaluarën kanë pasur edhe një bashkëëpunim të titulluar “A milly” i cili është pritë mjaftë mirë nga publiku. /rapshqip/

Related posts