Lajme

Capital T poston një mesazh interesant (FOTO)

Capital T merr vëmendje me një postim.

Capital T është njëri prej artistëve më të pëlqyer shqiptar, ai gjithashtu mbledh një numër të madh ndjekësish në llogarinë e Instagram. Ai i mban të informuar adhuruesit e tij për jetën profesionale dhe përditshmërinë e tij duke ndarë imazhe dhe video të ndryshme. Së fundmi, Capital T ka ndarë një mesazh interesant në Instagram. “Nuk ka konkurrencë. Me respekt nuk mund të jesh kurrë si unë. Me mungesë respekti nuk do të doja kurrë të isha ti. ⏳”, ka shkruar ai përkrah fotos së tij.

Ndryshe, Capital T po aludohet se është në përgatitje të një projekti të përbashkët me këngëtaren, Elvana Gjata. Ata kanë sjellë edhe dy këngë së bashku në të kaluarën, të titulluara “Lejla” dhe “Fustani”, që të dyja kanë qenë super hite të shumë pëlqyera. /rapshqip/

Related posts