Lajme

Capital T gëzon me dhurata fëmijët me nevoja të veçanta

Capital T vazhdon me bamirësi.

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është treguar gjithmonë human. Së fundmi, ai ka ndrëmarrë një nismë shumë të veçantë këtë fundvit. Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, reperi ka gëzuar me dhurata disa fëmijë me nevoja të veçanta në disa vende të Kosovës. Këtë lajm të gëzueshëm e ka bërë të ditur vet Capital T, i cili ka ndarë disa foto nga aktiviteti, me ndjekësit e tij të shumtë në Instagram. “Sa herë që ngjitni një hap të triumfit, ngjitni dy përulësi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotove.

Reperi shumë herë ka qenë i angazhuar në ngjarje të tilla, duke qenë pjesë e kauzave të ndryshme sensibilizuese, në ndihmë të personave me nevoja. Ai  ishte edhe një prej donatorëve të disa shtëpive që i ka dhuruar përfaqësuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. Ndryshe, sa i përket karrierës së tij, ai ka vendosur që këtë fundvit ta përmbyll me një album të ri. Albumi titullohet “Heart broken kids”, i cili do të ketë edhe bashkëpunime me artistë të tjerë. Një prej artistëve që do të jetë pjesë e këtij albumi është reperi i njohur, Mc Kresha. /rapshqip/

Related posts