Lajme

Capital T dhe Capital Bra me bashkëpunim

Për të gjithë ju që nuk e dini Capital Bra është njëri prej reperëve më të famshëm që Gjermania ka pasur ndonjëherë. Ani pse me një stil më new school, Capital Bra e ka vërtetuar talentin e tij edhe në gjenezën e repit të njohur si rap battle ose beteja e repit. Kjo lloj paraqitje  karakterizohet me një garë në mes të dy reperave në prani të publikut, ku fituesi zakonisht është ai që thumbon më shumë tjetrin me rima aty për aty. Zakonisht fituesi zgjidhet nga publiku. Për të gjithë që e kanë parë filmin 8 Mile, me siguri e dinë për çfarë po flasim. Njëra nga videot e Capital Bra me këtë lloj paraqitje ka mbi 8 milionë klikime në YouTube. Me origjinë Capital Bra është nga Siberia (Rusi), mirëpo qysh në moshë të re u vendos në Ukrainë me familje, për tu vendosur me 2001 në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë. Në Gjermani kohëve të fundit po vinë në shprehje jashtëzakonisht shumë reperat jogjerman që jetojnë dhe veprojnë aty. E njëri nga këta repera është edhe Capital Bra i cili padyshim ka zhvilluar një karrierë mjaft të bujshme në Gjermani. Hitet me të njohura të tij janë: Benzema, Neymar, One Night Stand, Prinzessa, etj.

E përmes një fotoje në instagram të të dy Capitalëve e të shpërndarë nga Capital T është konfirmuar që se shpejti do të vijë një bashkëpunim në mes të dyshes.

View this post on Instagram

The Capitals ? demnächst …

A post shared by Capital T (@truekapo) on

 

 

Related posts

Shto një koment