Lajme

Buta sjell pamje nga xhirimet e klipit me Dafina Zeqirin

Buta dhe Dafina Zeqiri po xhirojnë videoklipin.

Reperi nga Ferizaj solli projektin në bashkëpunim me Dafina Zeqirin të titulluar “Era”, i cili ishte pjesë e albumit të ri të kësaj të fundit të cilin e titulloj “Dafinë Moj”. Ky projekt tani po finalizohet edhe me videoklip. Dyshja kanë ndarë disa pamje nga xhirimet e videoklipit. Buta në postimin e tij, krahë fotove ka shkruar “Shumë rrallë”. Ata shfaqen në formë shumë të mirë pranë një tavoline dhe kanë marrë komente të shumta.

Kujtojmë se, projekti i fundit i publikuar nga Buta është “Posht / Nalt”. Kënga është e shoqëruar edhe me videoklip i cili përmban skena të nxehta, gjersa edhe teksti duket i tillë i realizuar nga vet reperi. Ai ka publikuar edhe një këngë solo këtë vit të titulluar “Policine”. /rapshqip/

 

Related posts