Lajme

Buta së shpejti me EP

Buta është njëri prej reperëve më të veqantë në hip hopin shqiptar. Madje, lirisht mund të themi se Buta është njëri prej reperëve të parë që i dha formë zhanrit trap në Shqipëri dhe Kosovë.

Ditë më parë reperi në fjalë postoi pamje nga xhirimet e videoklipit të ri, kurse tash paralajmëroi së shpejti edhe publikimin e një EP (mini album).

EP do të titullohet si njëra nga këngët që ka publikuar më herët Z. Ndjenja 2. Buta ende nuk ka dhënë ndonjë datë specifike kur do të lansohet mini albumi apo edhe kënga e re.

 

Related posts

Shto një koment