Një bashkëpunim interesant po vie në hip hopin shqip.
Dy reperët me stile të veçanta Buta dhe Singullar, do të vijnë me një projekt së bashku.
Lajmi u bë i ditur përmes instagramit nga të dy reperët, ndërsa nga pamjet e para shihet se edhe videoklipi është përfunduar.
Kënga do të publikohet së shpejti, megjithëse nuk u bë e ditur data e publikimit.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Buta ishte kënga “Edi Rama”, që në YouTube numëron mbi 2 milionë e gjysëm klikime. /rapshqip.com/