Lajme

Buta nënshkruan kontratë me kompaninë e njohur për albumin e ri

Buta dha një lajm fantastik për fansat e tij.

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, ka një lajm shumë të mirë për ndjekësit e tij të shumtë. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka njoftuar e ka nënshkruaar një kontratë me Universal përalbumin e ri, i cili dotë  përmbajë gjithsej 12 këngë. Tutje, Buta ka theksuar se nga data 20 dhjetor, çdo muaj do të publikojë nga një videoklip të ri. “PSA! E kena nenshkru ni kontrat me Universal per ni album me 12 kange. Sot n’oren 23:59 del single i pare n’krejt platformat perveq Youtube, se aty del video me 20 Dhjetor. Keni me pas gati qdo muj ka ni video tu fillu prej 20tit”, ka shkruar ai.

Betim Januzaj i njohur me emrin artistik Buta, së fundmi erdhi në bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri. Dyshja sollën projektin e përbashkët të titulluar “Era”, si pjesë e albumit “Dafinë moj”, të Dafina Zeqirit. Këngës ia realizuan edhe videoklipin, i cili u prit shumë mirë dhe ende po vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet në masë të madhe. Theksojmë se, ky është bashkëpunimi i parë mes dyshes. /rapshqip/

Related posts