Lajme

Buta me studio të re muzikore

 Një studio muzikore e re në vend, shumë shpejtë do të vie nga Buta.

Reperi ferizajas Buta, ka bërë të ditur që së shpejti do të hapë studion e vetë muzikore. Sipas reperit gjithçka ishte pranë realizimit, por karantina e bëri të veten duke ndryshuar pak planet. Studio muzikore do të mbajë titullin “Cash Cow Entertainment”, emër ky që fillimisht u mendua të jetë “Uptown Entertainment”. Ky ndryshim ndodhi, sepse sipas Butës “uptown” veçse ishte përdorur nga një biznes në Kosovë, dhe Buta nuk la vend për kritika nën pretekstin se po vjedhtë emrin e kompanisë. Buta bëri të ditur se studio do jetë e një kualiteti të lartë, me paisjet më të reja në treg.

Lexo edhe: Tayna shan me rob në këngën e re “BASS”

Kujtojmë që ditë më parë, bujë të madhe Buta bëri me dissin që ia kushtoi reperit Mossi. Kurse projekti i fundit i realizuar nga Buta ishte kënga “Gips”. /rapshqip.com

Related posts

Shto një koment