Lajme Lifestyle

Bushido vihet kundër Loredanës

Vazhdojnë lajmet e këqija për Loredanën.

U riaktualizua lajmi i procesit gjyqësore të Loredanës. Petra Z. që akuzoi Loredanën për manipulim, shokoi opinionin publik në vendet gjermanofolëse me deklaratën e fundit. Zonja tha se nuk kishte para të kryente procedurat e funeralit të nënës së vdekur.
Ky lajm u përhap gjithandej, dhe i ra në sy edhe reperit tepër të njohur në Gjermani Bushido.

Lexo edhe: Kampanjë e ashpër kundër Loredanës, pas lajmit shokues nga zonja që e paditi

Pas deklaratave të Petra Z. Bushido i doli në krahë.
Bushido u shprehë se ishte prekur shumë nga historia e gruas, e cila tha se nuk mund të paguante për funeralin e nënës së saj. Reperi tha se dëshironte ta ndihmonte. Ai po e sheh Petra Z. në gjendje shumë të keqe sa që do të mbulojë koston e funeralit të nënës së saj. Bushido gjithashtu dëshiron të dhurojë një shumë tjetër, përpos shumës për funeral, si ndihmë në mënyrë që çifti të marrin veten nga ngjarjet e fundit.

Ndërsa Loredana nuk ka reaguar ende, ndaj ngjarjeve të fundit të lidhura më të. /rapshqip.com

Related posts

Shto një koment