Lajme Video

Bim Bimma publikon këngë të re me këtë këngëtar (VIDEO)

Bim Bimma publikon projektin e ri në bashkëpunim me Shpat Dedën.

Bim Bimma është njëri ndër reperët e parë shqiptarë që ka kontribuar në krijimin e muzikës hip-hop.  Ai arriti suksese të mëdha  me këngët e tij me tematika të ndryshme. Bim Bimma në moshën 14 vjeç shkroi këngën e tij të parë rap në vitin 1998, këngë kjo e cila rrëfente vuajtjet që ka përjetuar gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai ende e përdor hip hopin si kritikë dhe ende nuk është i lumtur me atë që sheh.

Së fundmi, reperi i famshëm ka bashkuar forcat me këngëtarin e njohur Shpat Dedën. Dyshja kanë realizuar një projekt të ri të titulluar “N’dikon n’dikon”. Këngën e kanë shoqëruar edhe me videoklip. Për tekstin dhe montazhin janë përkujdesur vetë artistët, ndërsa producenti i këngës është Tomor Kuçi. Projekti tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe në të gjitha platformat tjera. /rapshqip.com

Related posts