Lajme

Befasuese!! Fero nisë kampanjë për ta përkrahur financiarisht

Reperi Fero është i paparashikueshëm.

Fero është një ndër reperët më të pëlqyer të estradës mmuzikore. Ai është shumë i paparashikueshëm, i cili na befasoi teksa na lajmëroi se kënga “Bella” do të jetë projekti i fundit i tij në shqip, pasiqë do të nisë një karrierë të re në Amerikë. Një gjë të tillë e bëri edhe mbrëmë në mesnatë duke na befsuar sërish. Përmes rrjetit social Instagram, ai ka bërë të ditur se në platformën “GoFoundMe”, ka hapur mundësinë e kontributit financiar të fansave për albumin e tij më të ri, i cili duket të ketë kosto marramendëse. Targetin financiar për t’ia financuar albumin “Goat”, Fero e ka lënë 200.000 paund britanik, apo në euro 235.000 euro. Reperi ka grumbulluar deri më tani mbi 700 paund. “Albumi albumi albumii albumiii qe albummin po jav qes veq ti bojna nja 200k qetu hini te linki”, ka shkruar ai.

Ashtu dhe siç ka paralajmëruar, ai po punon për një karrierë të re në Amerikë, i cili shumë shpejtë pritet të vijë me projekte të reja në anglisht. Aktualisht, Fero po vazhdon të shijojë edhe suksesin e këngës së fundit të publikuar, që titullohet “Bella”. Kënga u mirëprit dhe ende po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga një publik i gjerë. /rapshqip/

Related posts