Lajme

Bashkëpunimi i Don Xhonit me Butrintin publikohet me këtë datë

Kënga “Corazon” tashmë ka një datë lansimi.

Don Xhoni dhe Butrint Imeri kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët muzikor. Ata prej ditësh kanë nisur paralajmërimet, teksa së fundmi kanë treguar edhe datën e publikimit të këtij projekti. Përmes disa postimeve të bëra në InstaStory, dyshja kanë njoftuar se kënga e re e titulluar “Corazon”, publikohet me 23 dhjetor.  Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip, i cili është xhiruar në Dubai. “Zonja dhe zotërinj mos e harroni këtë datë”, “Corazon 23.12.2021, 23:59”, ka shkruar Don Xhoni, duke na njoftuar se kënga do të publikohet me 23 dhjetor në ora 23.59.

Ndërkohë, Don Xhoni po vazhdon ta shijojë suksesin e këngës “Gjuj për to” të cilën e solli në bashkëpunim me reperen, Loredana. “Gjuj per to” e shoqëruar edhe me videoklip, ku dyshja shfaqen me paraqitje skenike shumë interesante, po vazhdon të pëlqehet nga fansat e tyre të shumtë. Kënga ka arritur të grumbulloi mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube, për më pak se 1 muaj. Ndërsa, projekti i fundit i publikuar solo nga reperi drenicak është kënga “Trust me”, e cila poashtu u mirëprit nga fansat e reperit. /rapshqip/

Related posts