Lajme

Bardhi dhe Gjesti po rezultojnë të suksesshëm me këngën e re

Kënga “Zemren” po rezulton e suksesshme.

Bardhi dhe Gjesti pak ditë më parë kanë publikuar projektin e ri të përbashkët të titulluar “Zemren”. Kënga është e kompletuar edhe me videoklip dhe po pëlqehet kudo. Për vetëm 24 orë ka arritur të grumbulloi 1 milionë klikime në kanalin YouTube. Kënga po rezulton sukses të madh duke kaluar kufijtë nëpër botë e cila po renditet në listat Trending. Kënga “Zemren” radhitet e 27-ta në botë në listën trending. Në Gjermani kënga radhitet të vendin e 12-të, në Zvicër në vendin e 7-të, në Austri radhitet si e 13-ta ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni në vendin e 5-të. Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë mes dyshes.

Ndryshe, Bardhi është duke punuar për një album të ri që pritet të publikojë së shpejti dhe ky projekt është pjesë e këtij albumi. Ndërsa projekti i fundit i Gjestit është kënga “Pandemia” e cila u publikua dy javë më parë dhe u mirëprit nga publiku duke marrë miliona klikime në kanalin dixhital, YouTube. /rapshqip/

Related posts