Lajme

Arrestohet Noizy, paguan 2000 euro gjobë dhe lirohet

Noizy është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy është arrestuar në  territorin e Kosovës. Reperi është arrestuar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë, nga Policia e Kosovë. Ndalimi i tij ka ardhur, pasi Noizy ka pasur një urdhëresë të gjykatës. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Koha net. “Mbrëmë në pikën kufitare, në Vërmicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktie një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policorë në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja Ahmeti.

Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është liruar sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë. Burime të Koha net brenda Policisë, bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë. Noizy, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Siç është bërë e ditur reperi ka zgjedhur opsionin e fundit. /rapshqip/

Related posts