Lajme N'dellë

Anëtari i grupit TBA thumbon Feron (VIDEO)

Edhe një reper që vihet kundër Feros.

Të shumtë në numër, janë reperët me të cilët reperi i ri gjilanas ka raporte jo të mira. Kësaj liste iu shtua edhe një reper tjetër, nga grupi TBA. Në përgjithësi Fero nuk i ka punët mirë me asnjë reper nga The Bloody Alboz. E krejt kjo pas dissave të shumtë të Feros, drejtuar Unikkatilit dhe grupit të tij.

Kësaj here është reperi Barooti, i cili thumboi Feron. Në një video të postuar duke dëgjuar njërën nga këngët e reperit të famshëm tashmë të ndjerë Tupac, Barooti shkruajti “Shamia stbon 2Pac”, duke iu referuar këngës së fundit nga Fero që mbanë titullin “2Pac” dhe ku Fero paraqitet me shami si të Tupac në kokë. /rapshqip.com

Related posts

Shto një koment