Finem është njëri ndër emrat më të ri të rep skenës shqiptare, por megjithatë për pak kohë u bë njëri ndër emrat më të njohur.
Por jo gjithçka po i ecën Finemit si në muzikë. Raportohet se Finem ka pasur aksident. Sipas JOQ Albania, Finem ishte duke bërë manovra me veturën e tij dhe si rrjedhojë goditi edhe dy vetura tjera.
Fatmirësisht gjatë aksidentit nuk kishte lëndime të renda, ndërsa vetë Finem gjithë këtë ndodhi e mori më humor.
Shpresojmë që Finem të ketë kujdes në të ardhmen dhe ngjarje të tilla të mos përseritën!