Lajme

A po bëhen prindër Don Xhoni me modelen ruse?

Don Xhoni përsëri këmben komente me modelen ruse.

Don Xhoni është ndër reperët më të pëlqyer të momentit për publikun e gjerë. Ai tash e disa muaj po përfilitet për një lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilën shprehin pëlqimin e tyre përmes postimeve e deklaratave në rrjete sociale. Modelja muaj më parë bëri tatuazh në trupin e saj portretin e Don Xhonit. Ajo gjithashtu e ka prezentuar veten me mbiemrin e reperit (Ariana Isufi), emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi. Ndërsa në një postim tjetër ajo ka ndarë një foto të Don Xhonit, duke theksuar se është i preferuari i nënës së saj. Përveç këtyre, ajo na befasoi sërish duke ndarë një foto ku shihen duar të prindërve dhe të një bebe, ku ka shkruar se në këmbim të mbiemrit, Don Xhonit do të ia jap një djalë. E së fundmi, Ariana Lirey postoj një foto nga pushimet ku shihet e veshur në bikini dhe e quan veten “mama”. Në këtë foto nuk mungoi komenti i Don Xhonit duke i shkruar “nëna më e mira”, ndërsa modelja ia ktheu komentin duke i thënë atij se së shpejti po bëhet baba. Këmbimi i komenteve mes dyshes bëri fansat të dyshojnë se ata po presin një fëmijë së bashku.

Ndryshe, projekti i fundit i publikuar nga Don Xhoni është kënga “Trust me”, të cilës ia ka shoqëruar edhe videoklipin. Kënga u mirëprit nga publiku dhe po vazhdon të pëlqehet shumë. “Trust me” ka arritur shifrën mbi 7 milionë klikime në kanalin YouTube brenda një muaji. /rapshqip/

Related posts