Lajme

Don Phenom publikon këngën e re me 14 shkurt

14 shkurti është padyshim një datë e shënuar për të gjithë të dashuruarit. Mirëpo kjo datë shihet se ka lënë mbresa edhe të disa artistë që kanë vendosur që projektet e tyre t’i publikojnë në këtë datë. Njëri nga ta është edhe Don Phenom. Shkodrani emri i vërtetë i të cilit është Marin Sterkaj, përmes një fotoje të publikuar në instagram njoftoi se nesër do të publikojë këngën e tij të re. Përndryshe Don Phenom famën më të madhe e mori në bashkëpunim me Taynën kur publikuan këngën Colombiana. Kjo këngë duket se edhe Taynas ja dha krahët, pasi u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku duke u shndërruar në njerën ndër këngët më të dëgjuara vitin që lamë pas.

Related posts

Shto një koment